RILINDJA WAREHOUSE VI: Abdulla Rashim & Acronym [SE] | Prishtinë, KS
Hapësira, vazhdon me edicionin e 6të të "Rilindja Warehouse"
Pas edicionit të 5të të "Rilindja Warehouse", ku performuan artistë internacional dhe lokal si: Etapp Kyle, Anetha, Uran B, Leo Lumezi dhe Vegim & Flekitza.
Hapësira, vazhdon me edicionin e 6të të "Rilindja Warehouse"
Në këtë edicionin të "Rilindja Warehouse", do të përfomojnë, dy artistë të njohur të muzikë techno, nga Suedia: Abdulla Rashim dhe Acronym.
Abdullah Rashim, është një artist i cili i përkushtohet në maksimum, ideve të tij dhe krijimit të muzikës techno. Si rezultat i kërkimit të vazhdueshëm të avancimit të produksionit të tij, ai njihet në tërë botën.
Debutimi i parë i Acronym, ka qenë në vitin 2012 në shtëpinë e tij diskografike "Dimensional Exploration" Disa muaj më vonë,ai plasoj një "vinyl" në shtëpinë diskografike të Abdulla Rashim "Northern Electronics" që atëherë, Acronym ka shprehur talentin e tij, në prodhimin e muzikës techno.
Eventi "Rilindja Warehouse" i cili organizohet për vite me rradhë nga Hapësira, është i bazuar në ish-shtypshkronjën e gazetës Rilindja, vend ky i cili rivitalizohet çdo vit, nga ky event. Për këtë arsye, Hapësira është unike, sa i përket organizimit të eventeve të këtilla.
Për të mos e zgjatur më shumë, ne ju rekomandojmë që të mos e humbisni këtë edicion, të këtij eventi madhështor, i cili do të mbahet me daten 5 Maj, të këtij viti.
Bileta online KETU
Nga Kosovo Clubbing