Turtle Fest publikon emrat e parë nga programi i edicionit të 7-të

02.04.2018 01.03 FLEKITZA.com

Turtle Fest 7 / Plazhi I Dhermiut, Shqipëri / 6-7-8 Korrik

Turtle Fest publikon emrat e parë nga programi i edicionit të 7-të

Çdo verë, breshka na mbledh në plazhin e bukur të Dhermiut, për një fundjavë plot me muzikë dhe aktivitete rekreative.

Ky edicion i Turtle Fest është një rikthim në Shqipëri për artistin nga Australia – Dub Fx i cili në vitin 2017 kishte performuar për herë të parë në Shqipëri dhe këtë vit do të sjell tingujt e tij Dub, Dubstep dhe Hip Hop në plazhin e mrekullueshëm të Dhermiut.

Gjatë performancës së Dub Fx, tingujt e të cilit do të kombinohen me flladin e verës dhe tingujt e detit Adriatik, DJ Aphrodite do të ngjitet në skenë dhe do t’i jep një shije “jungle” tingujve të Dub Fx.

 

 

Një tjetër risi në këtë edicion janë performancat debutese të dy artistëve nga Kosova – Sabb dhe Qendresa.

Artisti nga Prishtina – Sabb, i cili ka përvojë 10 vjeçare si DJ dhe Producent, është i njohur për performancat e tij mahnitëse. Sabb na ka bërë të ndihemi krenarë me arritjet e tij, që nga fillimi i karrierës së tij artistike!

Qendresa – një artiste e re në fushën e muzikës Hip Hop dhe Rap me një vokal te butë dhe të këndshëm, do të performoj LIVE në këtë edicion të Turtle Fest.

 

 

 

Informacione të tjera rreth programit, aktiviteve dhe biletave do të publikohen së shpejti, qendroni me ne dhe Turtle Fest!

Eventi: Turtle Fest 7 / Drymades Beach, Albania / 6-7-8 July

Shihemi këtë verë!

 

 

nga Kosovo Clubbing