TMM Records Feston 10 Vjetorin

27.02.2016 02.23 FLEKITZA.com

përkthyer nga anglishtja në shqip nga Andi Meka

TMM Records Feston 10 Vjetorin
Kohëve të fundit, label-i me bazë në Kosovë, TMM Records, ka arritur në një pikë të lartë. 10 vitet e plasimit së muzikës techno dhe talentit underground të nivelit më të lartë, kanë qenë dhe mbeten stabile, edhe tani.
 
Në 10 vjetorin e saj, TMM Records plason 20 materiale të reja ,nga artistë të ri dhe të mëparshëm.
 
Një tingull i veçantë, vërehet në katalogun masiv të këtij label-i,në të cilin poashtu vërehet një balancim mes kënaqësisë dhe seriozitetit,që plasohet në sasi të madhe.
 
Ne kemi intervistuar themeluesin e label-it, Vegim dhe kemi diskutuar rreth kësaj arritjeje.

 

Intervista me Vegim
 
> Pershendetje Vegim, faleminderit që ke gjetur kohë të kontaktosh me ne. A mund të na japësh një përshkrim të shkurtër, rreth teje dhe label-it tuaj ?
 
Unë quhem Vegim, më pëlqen fakti që unë krijoj muzikë techno dhe që drejtoj një label, mundohem të mendoj pozitivisht në rrethana negative dhe më pëlqen kur njerëzit mundohen të bëhen dikush tjetër në vend se të jenë vetvetja. TMMR është shtëpia ime.Më pëlqen të plasoj ide dhe koncepte të reja,gjithashtu më pëlqen t'ua jap mundësinë artistëve të rinjë që t'a plasojnë punën e tyre në label-in tim,por gjithmonë duke ruajtur një vend të veçantë për artistët më të vjetër,që njihen si veteran.
 
> Arritja e 10 viteve aktivitet, definitivisht që është një gjë që duhet vënë re. A është luhatur ndonjëherë,pasioni juaj për muzikën ? Çka të motivon të vazhdosh ?
 
Pasioni im për muzikën është luhatur gjithmonë dhe pikërisht kjo është gjëja që më motivon të vazhdoj. Nuk do të ishte interesante,nëse çdo ditë do të ishte e njejtë,nëse do të kishim idenë e njejtë se si muzika techno,duhet të tingëlloj. Unë personalisht preferoj, që nganjëherë t'a largoj këtë ide, nga mendja. Muzika Techno duhet të tingëlloj Techno, por nuk duhet të ketë rregulla, që një artist të jetë i detyruar t'iu adaptohet ose përmbahet atyre rregullave.
 
> Si ndiheni ju personalisht,për këtë arritje ?
 
Në momentin që e ndjej që kam arrituar diqka, vazhdoj të punoj, për arritjen tjetër. Ndihem shumë mirë nga përkrahja që marr.
 
> A keni pasur ndonjë moment ose ngjarje tjetër,që e keni cilësuar si arritje ?
 
Padyshim që partnerja ime është njëra nga arsyet kryesore që unë kam arritur këtu ku jam sot. Një person ka nevojë për një person tjetër, si një "Kick" që nuk mund të funksionoj nëse i mungon "Bass".
 
> Cili është treku,nga katalogu i label-it tuaj, që e luan me kënaqësi, në të gjithë DJ Set-at tuaj ? 
 
Në fakt ,kam shumë materiale në label-in tim, që i luaj me kënaqësi ,megjithatë do të zgjedh: Trust The Machine - Tiger Blood [TMMR] (2012) 
 
> Cilët janë artistët tuaj të preferuar ,për momentin ? 
 
The Plant Worker, Joaquin Ruiz, Michel Lauriola, Virulent.
 
> Çfarë plane keni për të ardhmen ? Çfarë mund të presim nga ju,për këtë vit dhe më tutje?
 
Planet e mia janë shumë të qarta.Këtë vitë do të përqendrohem në realizimin e ideve të mia origjinale.