Black Sun Empire @ ODA, Prishtinë; Kosovë
DNB-KS ishte organizatori!
Black Sun Empire @ ODA
Biletat e blera paraprakisht ishin 3 euro dhe 4 euro nese i bleje tek dera. DNB-KS ishte organizatori. Ky ishte eventi i trete i madh qe kishin organizuar. Para kesaj, kishin sjellur Big Bud nga Londra dhe DJ Lynx po ashtu nga Londra, dhe tani Black Sun Empire nga Holanda. ODA eshte vend i shkelqyeshem underground, se paku mua me pelqen, eshte tamam nje vend i tipit tim. Eshte ne qender te qytetit, eshte underground, eshte i fshehur, nuk i pengon askujt. Ne hyrje eshte nje bar, dhe pas saj nje dhome me hapesire te madhe, nje skene e mrekullueshme dhe ne te dy anet e dhomes ka shkalle, ne te cilat mund te ulesh dhe nuk i pengon askujt. Dhe zerimi, po ashtu eshte shume i mire.
Labinot Sponca (nje DJ lokal) beri fillimin. Cfare muzike ka leshuar? DnB (drum and bass). Dhe une dua gjithcka qe dridh trupin tend dhe kaplon tere trupin tend. Deri sa filluan Black Sun Empire te gjithe miqte e mi ishin duke kercyer. Madje nje nga miqte tane, qe nuk e kishte pritur se do ta dergojme te vallezoj, ishte duke kercyer e dridhur gjate gjithe kohes. Dhe perderisa ishim duke kercyer, nuk e kemi verejtur fare se vendi eshte mbushur me njerez qe vallezonin. Dhe pastaj, kur Black Sun Empire filluan te benin muzike, mund te shihje qe publiku po te mundte do te kercente ne skene. Cdo kush u cmend, dhe kercej pa nderprere deri ne ora 3 e 30. Se paku kjo ishte koha deri kur une kisha qendruar, pasi qe me duhej te punoja ne emisionin e mengjesit, ate dite. Dhe tere diten e neserme po flisja per party-n e mbremjes se kaluar. Keshtu qe mos thuani qe Flekitza asnjehere nuk ka kercyer me dnb, sepse kam vallezuar, dhe ate ne menyre te denje. U kenaqa. Dhe mund te imagjino se si njerezit te cileve vertete ju pelqen muzika drum and bass jane kenaqur.
Ketu jane disa fotografi, te cilat arrita ti marre.
fLekitZa☆