Q & A with Artil [Mind+, KS]

28.03.2017 12.23 FLEKITZA.com

Q & A with Artil [Mind+, KS]

Përshëndetje Artil, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj, për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata, rreth aktivitetit tuaj si DJ/Producent dhe shtëpisë suaj diskografike (Mind + Records)?
A: Së pari faleminderit për ftesën. Kontakti im i parë me muzikën elektronike ka qenë në fillim të vitit 2000. Muzikën Electronic-Underground, e solli Baton Domi nga SHBA, ku edhe fillova ti marr mësimet prej tij. 

Pas një kohe filloj interesimi im per produksion, ku në vitin 2014 krijova shtëpinë time diskografike (Mind+ Records), e cila është e fokusuar në zhvillimin e muzikes house dhe techno me influenca nga: deep, dark dhe minimal. Shtëpia diskografike (Mind+ Records), është menduar që te jete edhe si menaxhment për Dj/Artist. Muzika e (Mind+ Records), distribuohet në dyqanet digitale si: Beatport, Junodownload, Trackitdown, Itunes, Soundcloud etj.

Projektet tuaja të fundit, të plasuara në shtëpitë diskografike si: Mind+, Night and Day Ibiza Music, Patent Skillz, Mask Records, Little Italy Music, ishin mbresëlënëse dhe unike. Çfarë të motivon ?
A: Motivimi im  lidhet gjithmonë me gjendjen time shpirtërore dhe emocionale. Gjatë realizimit te këtyre projekteve kam bërë një rrugë dhe eksplorim ne vetvetën time, ku kjo më ka bërë që të kyqem vazhdimisht ne gjëra më të thella, të hap shume dyer dhe te njoh shumë anë te vetës sime, të cilat përmes muzikës jam munduar ti përcjell tek njerëzit të cilët e duan muzikën.

Ju keni performuar përkrahë artistëve të njohur si: Emanuel Satie, Butch, Timo Mass, And.ID, Laura Jones, Rodriguez Jr,. Cila është perfomanca juaj e preferuar?
A: Janë edhe disa emra të tjere si: Eddie Richards, Mihai Popoviciu, Pig & Dan, Martin Landsky etj, 
por performanca të cilën e kisha veçuar, është ajo me artistin nga Franca (Rodriguez Jr.) në festivalin Përralla.

Cili është bashkëpunimi juaj i preferuar ?
A: Bashkëpunimi Im i preferuar, është projekti që e kam realizur me: Megan, që titullohet "Sleeping Alone"

Çfarë paisje përdorni për performancë dhe produksion ?
A: Për DJing përdor:Traktor Scratch, Audio 4 DJ, Traktor Kontrol X1 MK2, Pioneer CDJ.
Ndersa për produksion përdor: M-Audio Advanced 25-Key Semi-Wheighted USB Midi Controller, Focusrite Scarlett 2i2, KRK Rokit 6, Macbook Pro dhe së shpejti Korg Volca Keys.

Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja?
A: Gel Abril - Carpet Sneak

Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin?
A: Radio Slave, Loco Dice, Lee Burridge dhe Steve Bug.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
A: Tani për momentin jam duke punuar ne projekte te ndryshme dhe jam i fokusuar në përfundimin e tyre.

Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike në përgjithësi?
A: Kjo skene ka nevoj për: gazetar, menaxherë, promoterë, që të kontribojne në zhvillimin e skenës. Pra, te secili fans qqë e ndjen ne vetën se mund të kontriboj përveç si dëgjues, do ti kishte ndihmuar zhvillimit të skenës në Kosovë.

 

by Kosovo Clubbing