Q&A - Pumio Space [99% Robot, TMM Records, KS]

02.04.2017 21.07 FLEKITZA.com

Q&A - Pumio Space [99% Robot, TMM Records, KS]

- Përshëndetje Pumio Space, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata rreth aktivitetit tuaj si DJ / Producent dhe shtëpisë suaj diskografike (99% Robot) ?

P: Përshëndetje! Koncepti im si artist është që të krijoj diqka ndryshe dhe unike. Nëse ajo qfarë bëj nuk më kënaq atëherë nuk ka vlerë.
99% Robot është një shtëpi diskografike fokusi kryesori i së cilës është muzika techno. Për momentin jam duke i plasuar vetëm projektet e mia origjinale.

- Në vitin 2014, keni diplomuar si "inxhinier i zërit" në institution SAE. Si ishte eksperienca juaj atje ?

P: Ishte një eksperiencë intersante, kam takuar shumë njerëz të rinj dhe kam fituar shumë njohuri por, një institut si ky nuk të bën artist! Sipas meje, shkollimi nuk të bën artist, gjjëja e vetme që të bën artist është imagjinata!

- Projektet tuaja të cilat janë plasuar në shtëpitë diskografike si: 99% Robot, TMM Records, DSR Digital si dhe projekti juaj i fundit i plasuar në shtëpinë diskografike (Credo) ishin mbresëlënëse. Çfarë të motivon ?

P: Është thjeshtë një proces natyral, të gjithë energjinë time ia kushtoj muzikës. Për momentin jam duke planifikuar se çfarë të plasoj dhe në cilën shtëpi diskografike të plasoj.

- Projekti juaj i viti 2016 me titull (Run), I cili është plasuar në shtëpinë tuaj diskografike (99% Robot) I cili poashtu është remiksuar nga artistë të njohur si: Vegim, A.Paul, Corvum, Dolby D, Wunderblock (të plasuara në shtëpinë diskografike TMM Records) është projekti ynë i preferuar. Nga jeni inspiruar që ta krijoni këtë projekt ?

P: Ishte një ditë normale si gjithë ditët e tjera. Nuk ka qenë projekt i planifikuar.

- Eksperienca juaj gjatë perfomancës së parë për shtëpinë diskografike (Credo) ?

P: Performanca ime (LIVE) për shtëpinë diskografike të Alex Bau (Credo) ishte një eksperiencë e veçantë. Shtëpija diskografike (Credo) ka qenë e hapur për shumë artistë të njohur, ishte nder për mua të isha pjesë e kësaj shtëpije diskografike.

- Çfarë paisje përdorni për performancë dhe produksion ?

P: Për DJing përdor: Traktor Scratch Pro, Ableton Live, Akai apc40, Traktor Audio A6
Ndersa për produksion përdor: Yamaha hs8, Yamaha Audiogram, Roland MC 303, Akai midi controller, MacBook.

- Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja ?

P: Ndoshta, Truncate – Dial

- Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin ?

P: Nuk ka vend për t'i përmendur të gjithë...

- Cili është sekreti për të qenë një DJ / Producent I suksesshëm ?

P: Imagjinata.

- Cili është klubi / festivali juaj preferuar ?

P: Do të më pëlqente të performoja në Berghain / Panorama Bar (Berlin, Gjermani). Berghain / Panorama Bar i përshtatet më së miri stilit tim të muzikës, është një kombinim mes muzikës techno dhe orkestrës. Sa i përket festivaleve do ta veçoja, festivalin Awakenings.

- Cilat janë planet tuaja për të ardhmen ?

P: Të prodhoj muzikë dhe të krijoj diqka të re.

- Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike në përgjithësi ?

P: Jetoni dhe shpërndani dashuri!

 

by Kosovo Clubbing