Q&A- Miss Nat-H-Lee (Strange Agency, Purelist, LU)

07.05.2017 16.41 FLEKITZA.com

..bëjeni me pasion dhe mos pritni shumë nga muzika! ;)

Q&A- Miss Nat-H-Lee (Strange Agency, Purelist, LU)

* Përshëndetje Miss Nat-H-Lee, faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj për t'iu pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata rreth aktivitetit tuaj si Dj?
N: Përshëndetje për ekipen tuaj. Emri im është Nathalie, jam 34 vjeçare. :) Unë kam lindur dhe jetoj në një shtet të vogël por të mrekullueshëm, I cili quhet Luksemburg.

* Kur ka filluar rrugëtimi juaj drejtë muzikës elektronike? Çfarë ju inspiron të vazhdoni këtë rrugëtim?
N: Kam qenë në moshën 16 vjeçare, kur e kam vizituar club-in më të mirë të muzikës elektronike në Luksemburg ("Cafedelagare"), për herë të parë. Ende më kujtohet atmosfera, muzika, ishte magjike. Që nga ai moment, kam qenë prezente në të gjitha organizimet e tyre dhe isha bërë fanse e muzikës techno. Për herë të parë kam miksuar, kur partneri im kishte blerë gramafonët e tij të parë. Ai kaloi shumë kohë, duke miksuar me gramafonët e tij dhe kjo është arsyeja, pse kam filluar të miksoj. I jam mirënjohëse, edhe sot.

* A mund të na japësh disa informata, rreth Strange Agency dhe Purelist?
N: Me këto dy organizata, kam rënë në kontakt gjatë një konkursi për DJ në Belgjikë, të cilin e kisha fituar. Strange Agency, është e bazuar në Belgjikën Lindore, po ashtu vepron edhe në Liège... Strange Agency, është një "booking agency" e cila përfaqëson artistë të ndryshëm të zhandreve të ndryshme, nëpër Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë.

* Çfarë paisje përdorni, për përfomancat tuaja?
N: Për momentin, më pëlqen të performoj duke përdorur Pioneer CDJ dhe Roland TR-8.

* Çka të pëlqen të luash, gjatë përformancave tuaja?
N: T'iu them të drejtën, është e vështirë të përgjigjem. Produksionet të cilat ende i luaj gjatë perfomancave të mija, janë: Vegim & FlekitzaRumble In The Jungle (plasuar në shtëpinë diskografike, "Vezotronik") dhe Nina Kraviz – Ghetto Kraviz (Steve Rachmad's Jack Mix, plasuar në shtëpinë diskografike, "Rekids"). Këto produksione nuk janë "dark", por këto produksione krijojnë një atmosferë të mrekullueshme...gjithmonë. :)

* Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin?
N: Julian Brand, Temudo , Owen Xerri dhe Yellowheads.

* Cilat janë përshtypjet tuaja, për përformancën tuaj në BASSTORE (ish Radio MHz, Prishtinë). Si jeni ndjerë kur jeni kthyer, pas 2 viteve që nga përformanca juaj e fundit këtu (PULS Festival, Prishtinë, 2014) me artistë, si: Nuno Zanga, Jehonë dhe Flekitza?
N: E kam përjetuar një eksperiencë të paharrueshme, në BASSTORE. Edhe pse kishim disa probleme me paisjet, publiku ka qenë në humor shumë të mirë. Më pëlqen shumë lokacioni dhe thënjet e shkruara në mure. Do të doja të kthehesha prapë.

* Cili është mendimi juaj, për artistët e Kosovës?
N: T'iu them të drejtën, njoh vetëm disa nga artistët e Kosovës. Vegim & Flekitza, drejtuesit e TMM Records, ata janë miq shumë të mirë të mitë dhe e adhuroj muzikën e tyre, luaj shumë nga produksionet e tyre. Kam pasur mundësinë t'a takoj Jehonë, gjatë perfomancës sime në Puls Festival, ajo është një DJ shumë e mirë. E kam takuar edhe Tatu (nga Shqipëria), një artist shumë i mirë, i cili e kontrollon publikun.

* Cili është mendimi juaj, për jetën e natës në Kosovë?
N: Është gjithmonë kënaqësi, audienca përbëhet nga njerëz të shoqërueshëm... Ndihem shumë rehat, atje.

* Çfarë mund tè presim nga ju, në të ardhmen?
N: Projekti im në shtëpinë diskografike "Kuukou" (e cila drejtohet nga Simina Grigoriu), do të plasohet së shpejti. Është një bashkëpunim mes meje dhe mikut tim nga Strange Agency, Matt Heize. Jam shumë e nderuar që ai preferon të punoj me mua dhe kam mësuar shumë, brenda një kohe të shkurtër. Jam duke planifikuar të fokusohem në produksionet e mija, për të ardhmen. Disa projekte, janë të planifikuara të plasohen në shtëpi diskografike të ndryshme.

* Cila është këshilla juar për DJ-të/producentët e rinj?
N: Jini të durueshëm, bëjeni me pasion dhe mos pritni shumë nga muzika! ;)

* Cila/cili është shteti/ushqimi/pija/ngjyra/thënja/faqja e facebook-ut, juaj e preferuar?

N:
A) Portugalia dhe Spanja,
B) Lazanja, Birra,
C) Ngjyra e zezë (e di që nuk është ngjyrë, por prapë e adhuroj)
Ç) "Dance like no one is watching", "Love like you never been hurt", "Sing like no one is listening", "Live like heaven is on earth",
D) Faqën time personale :)

* Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike në Kosovë?
N: Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe vazhdoni të ndëgjoni, techno. <3

 

by Kosovo Clubbing