Q&A - Megan [TMM Records, Mind + Records, KS]

14.04.2017 09.47 FLEKITZA.com

Q&A - Megan [TMM Records, Mind + Records, KS]

- Përshëndetje Megan, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata rreth aktivitetit tuaj si DJ / Producent? Kur ka filluar rrugëtimi juaj drejt muzikës elektronike?

M: Përshëndetje, faleminderit për ftesën, kënaqësia është e imja. Udhëtimi im drejt muzikës elektronike, ka filluar në moshën 15 vjeçare. Gjatë asaj kohe, I kam ndëgjuar artistët si: deadmau5, Richie Hawtin, Daft Punk e shumë të tjerë. Jam inspiruar shumë nga muzika e tyre dhe aty e kam kuptuar se pasioni im për muzikën elektronike në përgjithësi, është shumë i madh. Gjithashtu, i kam ndëgjuar artistët si: ATB, Tiesto e shumë të tjerë, të cilët me janë dukur shumë interesant... kështu, pasioni im për muzikën elektronike, është vërtetuar para 6 viteve.

- Albumi juaj i parë, me titull 'Rooms Without Doors', i cili është lançuar në shtëpinë diskografike TMM Records, është i kompozuar në mënyrë perfekte / mbresëlënës / unik. Çfarë të ka inspiruar, në kompozimin e këtij albumi?

M: 'Room Without Doors', përfaqëson anën time muzikore të errët, ritmike dhe të thellë, të cilën jam munduar t'a paraqes përmes këtij albumi. Jam shumë i kënaquar me rezultatin dhe kam marrë shumë perkrahje nga shtëpia diskografike TMM Records, gjë për të cilën jam mirënjohës. Përmes këtij albumi, jam munduar t'a paraqes muzikën time, në të cilën kam punuar këtë vit. Ky album, është si një storie për mua.

- Çfarë paisje përdorni për performancë dhe produksion?

M: Për perfomancat e mija, zakonisht përdor Pioneer CDJ ose Traktor Kontro S4 dhe një laptop. Ndersa për produksion përdor ndëgjuese dhe Ableton Live. Gjatë masterizimit të kompozimeve të mija, iu përkushtohem shumë detajeve sepse gjatë këtij procesi përdor vetëm ndëgjuese, jam mësuar me perdorimin e tyre.

- Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja ?

M: DJ Sodeyama – Miles Pt.2

- Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin ?

M: Për momentin, më pëlqen shumë muzika e artistëve si: Markus Suckut, HVOB dhe muzika e një artisti të cilin e respektoj shumë, Boys Noize.

- Influenca jua?

M: Influenca ime e hershme, kanë qenë artistës të cilët njëkohësisht janë idolët e mi, si: Artil, Chapi & Duqi. Gjithmonë më ka pëlqyer muzika e tyre, ata kanë qenë inspirimi im më I madh. Po ashtu, pjesë influencës sime janë edhe artistët si: Ben Klock, Marcel Dettman, Tiga, Richie Hawtin. Pjesa tjetër e influencës sime, përbëhet nga natyra, mjedisi dhe qetësia, kur them "qetësi" nënkuptoj mendimet e mija. Unë vetëm eksploroj në muzikë dhe mundohem të kompozoj muzikë të re, të cilën nuk e kam praktikuar më parë. Këto janë burimet e mija të influencës.

- Ju keni përfomuar në shumë vende të Kosovës. Cilën nga performancat tuaja do t'a veçonit?

M: Është e vërtetë që kam perfomuar në shumë vende të Kosovës dhe jam kënaqur shumë gjatë atyre perfomancave. Nga perfomancat e mija, do t'a veçoja festivalin Përralla dhe perfomancën time në MHz Club (Prishtinë), ku ka perfomuar për 6 orë.

- A ju pëlqen, skena e muzikës elektronike këtu?

M: Epo, skena e muzikës elektronike këtu, është e mirë por, ka munges përkrahjeje për artistë lokal. Promoterët dhe eventet e muzikës elektronike këtu, janë të fokusuar më shumë, në promovimin e artistëve të njohur internacional. Nuk kam asgjë kundër skenës së muzikës elektronike këtu por, mendoj se artistët lokal duhet të përkrahen më shumë sepse, ata janë themeluesit e skenës së muzikës elektronike këtu, disa nga ata artistë janë: Artil, Mindbend, Nani Killa, Vegim & Flekitza.

- Çfarë mund të presim nga ju, në të adhmen?

M: Jam duke punuar në disa projekte të cilat do t'I lançoj së shpejti, në disa shtëpi të njohura diskografike. Po ashtu, jam duke bashkpunuar me artistë të ndryshëm. Do të informoheni me kohë!


- Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike, në Kosovë?

M: Eksploroni të gjitha zhandret e muzikës elektronike, jo vetëm muzikën e zhandrit techno dhe mundohuni t'I përkrahni më shumë, artistët lokal!

 

by Kosovo Clubbing