Q&A - Lag [Teskoba, SR]

31.03.2017 00.11 FLEKITZA.com

Q&A - Lag [Teskoba, SR]

Përshëndetje Lag, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj, për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata, në lidhje me aktivitetin tuaj si DJ/Producent?
Përshëndetje, Unë jam një producent nga Serbia, i zhandrit techno përkatësisht "broken techno". Unë plasoj projekte në shtëpi të famshme diskografike, si: MORD, THEM etj. Unë performoj në shumë vende të botës, kryesisht në Evropë. Së fundmi, kam pasur një turne në SHBA.

Projektet tuaja të fundit, të plasuara në shtëpitë diskografike si: Mord Records / Unkown Entity / Stale / Soul Notes, kanë qenë mbresëlënëse. Çfarë të inspiron, të krijosh kompozime të atilla?
Kompozimet e mia bazohen në një koncept jo-muzikor, në një ide të cilën e kthej në një kompozim muzikor. Muzika ime origjinale, bazohet në atë se qfarë dëgjoj në mendjen time, gjë që shpeshherë e zgjat procesin, por në fund rezulton ashtu siç e planifikoj.

Çfarë paisje përdorni për performancë dhe produksion?
Serato SL3 dhe Reason 9.

Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja?
Zgjedhja ime ndryshon gjithmonë, për momentin të preferuarat e mia, janë:
John Starlight – Blood Angels dhe Planetary Assault Systems – Dungeon (Phase Remix)

Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin?
Unë hulumtoj shumë në muzikë, dhe zgjedh vetëm atë çfarë më pëlqen. Ka shumë artistë që i rrespektoj për punën e tyre, por nuk do ta veçoja asnjë prej tyre.

Influenca juaj?
Unë jam rritur duke ndëgjuar: punk, big-beat, pop dhe disa zhandre tjera të muzikës elektronike, kryesisht IDM. Muzika që e performoj sot, përbëhet nga një variacion i muzikës elektronike.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Të përvetësoj më shumë njohuri rreth softuevere të krijimit të muzikës dhe të lançoj projekte të reja muzikore.

Cili është mesazhi juaj dedikuar fansave?
Ju falendërojë që më përkrahni mua dhe muzikën time. Ëndrra ime për të qenë një DJ, që performon në tërë botën, është realizuar fal jush. Ju lutem, mos më kritikoni nëse ndonjëherë e lançoj një projekt muzikor, i cili nuk përmban vokal.

 

by ClubMAG