Q&A - Electrorites [Nightmare Factory Records, Shout Records, Structures Records, IT]

07.04.2017 07.55 FLEKITZA.com

DJ dhe producenti Italian Albanian translation by Andi Meka

Q&A - Electrorites [Nightmare Factory Records, Shout Records, Structures Records, IT]

- Përshëndetj Electrorites, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata rreth aktivitetit tuaj si DJ / Producent dhe shtëpive tuaja diskografike Shout Records/ Nightmare Factory Records?

E: Së pari, faleminderit për ftesën. Pasioni im për muzikën e zhandrit techno, ka filluar para 26 viteve. Si një DJ Italian, fillimisht kam performuar në Evropë, para 6 viteve.
Në vitin 2010, kam lançuar shtëpinë time diskografike të parë Shout Records, ndërsa në Qershor të vitit 2011, kam lançuar shtëpinë time diskografike të dytë Nightmare Factory Records. Shtëpitë e mija diskografike, dallojnë nga njëra-tjetra për nga stili i muzikës, por të dyja përfaqësojnë shumë artistë të njohur.
Viti i kaluar ka qenë një vit shumë I mirë, kam qenë shumë i angazhuar rreth shtëpive të mija diskografike, performancave dhe produksionit. Kam punuar në albumin tim të parë Structures, u cili eshte plasuar në shtator të vitit të kaluar, në shtëpinë time diskografike Nightmare Factory Records. Ishte një ëndërr e bërë realitet, albumi i parë është gjithmonë special.

- Projekti juaj Spherical Geometry i cili është lançuar në shtëpinë diskografike MFM Record), ishte mbresëlënës. Nga jeni inspiruar për realizimin e këtij projekti?

E: Gjatë kohës që punoj në studio, zhytem thellë në botën time përmes paisjeve të mija. Atë çfarë ndjejë mundohem ta shpreh përmes muzikës, projekti Spherical Gemotry, është rezultat i kësaj.

- Çfarë paisje përdorni për performancë dhe produksion?

E: Për perfomancat e mija, përdor: Macbook, Traktor Kontrol X1 ose Pioneer CDJ dhe Pioneer DJM-900.
Ndersa për produksion përdor: Audio interface by Universal Audio (Apollo 16), monitors (Adam A77X) .. Korg MS20, Moog SubPhatty, Virus T1, Creamware Pro 12 ASB, Waldorf Blofeld, Keyboards (Komplete Kontrol S64).

- Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja?

E: Gjatë perfomancave të mija më pëlqen të luaj projekte muzikore të reja dhe të vjetra. Të gjitha seritë e "Stigmata" janë të preferuarat e mija.

- Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin?

E: Ka shumë artistë që më pëlqejnë. Ndiqni shtëpitë e mija diskografike dhe do ta zbuloni.

- Cili/cila është shteti / ushqimi / pija / ngjyra / thënja / klubi / festivali juaj i preferuar?

E: Ushqimi i preferuar: Mishi
Pija e preferuar: Vera Italiane dhe Rumi
Ngjyra e preferuar: E zeza
Thënja e preferuar: "Jeta është mësuesi ynë më i mirë"
Klubi i preferuar: Tresor
Festivalet e preferuara: Awakenings dhe Nature One

- Çelësi i suksesit tuaj?

E: Ende nuk e kam arritur suksesin, më duhet të punoj ende në atë drejtim.

- Cila është këshilla juaj për DJ-të / producentët e rinj?

E: Besoni në veten tuaj dhe mos ndaloni kurrë së ëndërruari.

- Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike në përgjithësi?

E: U jam mirënjohës të gjithë fansave të mi dhe të gjithë atyre që besojnë në mua. Shpresoj të vazhdoj të punoj rreth pasionit tim. Kam shumë projekte të cilat do t'I publikoj së shpejti në shtëpitë e mija diskografike. Poashtu, kam dhe shumë projekte tjera në lidhje me perfomancat e mija si DJ.

 

Ndëgjojeni set-in eksklusiv të Electrorites, për ClubMAG!

by