Q&A - Alex Bau [CREDO, DE]

15.04.2017 12.22 FLEKITZA.com

...mënyra se si kjo muzikë ende tingëllon e freskët dhe nuk kalon në monotoni pas kaq shumë vitesh, edhe pse modeli është pak a shumë i njejtë për më shumë se dy dekada, më magjeps dhe tani...

Q&A - Alex Bau [CREDO, DE]

- Përshëndetje Alex, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata rreth aktivitetit tuaj si DJ/Producent dhe shtëpisë suaj diskografike CREDO?

A: Patjetër. Emri im është Alex Bau, unë jam një DJ dhe producent Gjerman, i muzikës techno dhe një ikonë e muzikës techno në Gjermani dhe jashtë Berlinit, pasi që jam i bazuar në München ;-) Unë e kam lançuar muzikën time në shtëpitë diskografike si: Cocoon, CLR, Sleaze Records, Sino dhe CREDO. CREDO është shtëpija ime diskografike të cilën e kam themeluar në vitin 2007, këtë vit kemi arritur 10 vjetorin me përafërsisht 50 lançime.

- Kur ka filluar rrugëtimi juaj drejt muzikës elektronike? Cfarë ju inspiron të vazhdoni këtë rrugëtim?

A: Kontakti im i parë me muzikën elektronike ka qenë muzika e viteve të 80-ta, përderisa si adoleshent ndëgjoja muzikë pop të viteve të 80-ta në radio, pastaj më vonë fillova të blija pllaka gramafoni. Kontaki im i parë me muzikën techno, ka qenë në festën e ndërrimit të viteve (1991/1992). T'iu them të drejtën, në fillim nuk më pëlqente! Por, disa muaj më vonë gjërsa hulumtoja përtej muzikës së keqe të asaj periudhe, filloj të më pëlqente. Mënyra se si kjo muzikë ende tingëllon e freskët dhe nuk kalon në monotoni pas kaq shumë vitesh, edhe pse modeli është pak a shumë i njejtë për më shumë se dy dekada, më magjeps dhe tani.

- A mund të na japësh disa informata rreth 'CREDO.TEN' VA / showcase?

A: Eshtë një përmbledhje e artistëve të ndryshëm, e cila titullohet 'CREDO.TEN' me rastin e 10 vjetorit të shtëpisë diskografike, e cila pëfshinë materiale muzikore nga artistë të ndryshëm si: LVRZ, Subvoice, Leghau, Sophiite, Nastia Reigel, Kyle Geiger, Dirty Basscore, Vloyd, Mikael Jonasson dhe një bashkëpunim që e kam me The Horrorist. Shumica e këtyre artistëve si: Dirty Basscore, Mikael Jonasson, Vloyd and Nastia Reigel, janë të rregullt këtu dhe kanë lançuar projekte muzikore edhe më herët përveq LVRZ dhe Subvoice, të cilët janë të rinj. Në kuadër të 10 vjetorit, ne kemi organizuar ekspozita nëpër vende të ndryshme, përgjatë vitit. Deri më tani, kemi qenë në Frankfurt, München, Leipzig, së shpejti do të jemi në Barcelonë, Seoul, Zurich, New York, Amsterndam, ndoshta edhe në Kosovë...

https://credo-rec.bandcamp.com/album/credo-ten

- Disa fjalë rreth lançimeve tuaja të fundit (Behind feat. The Horrorist / 1992 EP incl. Mark Broom Repraint)? Cfarë ju ka inspiruar drejtë kompozimit të tyre?

A: Idea për kompozimin e 'Behind' ka ardhur pasi që Oliveri (The Horrorist) më ka kontaktuar përmes e-mail, duke thënë se i pëlqente kompozimi im muzikor me titull 'On Synth', të cilin e kam lançuar në shtëpinë diskografike Cocoon. Ai më ka propozuar që ta fillojmë një bashkëpunim, kështu ia kam dërguar version bazik të 'Behind', faktikisht vetëm "drums" dhe "bassline", pastaj ka filluar të punoj rreth krijimit të vokaleve, të cilat do t'i përdornim në bashkëpunim. Pas disa ndryshimeve që i kam bërë, e kemi lançuar versionin final. Një version tjetër i këtij bashkëpunimi, është i fshehur në 'CREDO.TEN' cd, ky version do të lançohet zyrtarisht këtë vit, në shtëpinë diskografike Giogolo, e cila është e themeluar nga DJ Hell. Idea për lançimin e '1992 EP', erdhi pasi mbarova së kompozuari 'Press'. Pastaj, e kam kompozuar 'Dare', i cili përbëhet nga një "bassline" i fuqishëm, i muzikës së zhandrit acid, të dyja këto kompozime, janë të inspiruara nga muzika techno e kohës së hershme. Për t'i remiksuar këto kompozime, më duhej një artist i cili e kuptonte muzikën e asaj kohe, kështu që Mark Broom ka qenë adekuat! Më pëlqejnë produksionet e tij dhe mënyra se si e ka influencar muzikën e zhandrit techno, veqanërisht në Britaninë e Madhe.

1992: https://credo-rec.bandcamp.com/album/1992

- Çka të pëlqen të luash gjatë performancave tuaja?

A: Është e vështirë të përgjigjem. Kjo dallon nga perfomanca në përformancë, më pëlqen të luaj materiale të reja muzikore por, nganjëherë më pëlqejnë edhe materialet e vjetra.

- Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin?

A: Jam shumë i lumtur, që kam arritur të mbledh shumë artistë të talentuar në CREDO, do të ketë edhe shumë artistë të tjerë të cilët do të jenë pjesë e CREDO, në të ardhmen! Përveq artistëve të CREDO, më pëlqejnë edhe shumë artistë tjerë. Të preferuarit e mi janë Architectural and Tensal, ata sjellin kompozime të mrekullueshme!

- Në vitin 2010, keni pasur një bashkëpunim me Vegim, i cili e ka remiksuar projektin tuaj muzikor me titull 'Lofi Micro'. A i ndiqni ende artistët e Kosovës dhe kompozimet e tyre?

A: Sigurisht, Vegim është një talent i madh, në fakt ai ka kaluar nga një talent në një emër të njohur, në skenën e muzikës elektronike. Gjithashtu, më pëlqejnë shumë kompozimet e Pumio Space, i cili posedon një metodë tepër interesante të kompozimit.

- Si do t'a përshkruanit perfomancën tuaj të parë këtu në MAD Sound Festival në korrik të vitit të kaluar?

A: Isha shumë i lumtur që isha i ftuar të performoja aty, ishte një eksperiencë shumë e mirë. Më pëlqen t'i vizitoj vendet të cilat nuk i kam vizituar më parë, më kujtohet se audienca ishte shumë mendjehapur. Ishte pak ftohtë, edhe pse ishte stina e verës por, nuk mund të bëjmë asgjë kundër klimës. Do doja të kthehesha prap.

- Cila është këshilla juaj për DJ-të / producentët e rinj?

A: Jini vetvetja, mos u mundoni t'i kopjoni artistët ekzistues dhe jini të durueshëm. Është art, ose ndodh ose nuk ndodh.

- Cili/cila është shteti / ushqimi / pija / ngjyra / thënja juaj, i/e preferuar?

A: Siç e ceka edhe më lartë, më pëlqen të vizitoj vende të reja, ndoshta nuk e kam vizituar ende vendin tim të preferuar por, gjithmonë më pëlqen të kthehem në vendlindje. Ushqimi im i prefuar, ndoshta është "Hörnli mit Hack" (kërkojeni në google). Pija ime e preferuar: Spezi. Sa i përket thënjes sime së preferuar, më pëlqen t'i përdor fjalët e mija: Mendojini eventet e muzikës elektronike si një film, ju (audienca) jeni aktorët kryesorë. E kam edhe një thënje tjetër: Mos mendoni se çfarë mund të bëjë eventi për ju, mendoni se çfarë mund të bëni ju për eventin.

- Cili është mesazhi juaj, për fansat e muzikës suaj dhe të muzikës elektronike në përgjithësi?

A: Bleni më shumë lançime të CREDO!!! :-) Jo, seriozisht... eksploroni, dhe gjeni atë që është më e mira për ju, çfarë ju pëlqen, çfarë dëshironi, përderisa është techno! 

 

Kosovo Clubbing