Vinili im i parë ndonjëherë :)
Ndërsa co19 ndaloi klubin dhe udhëtimet e mia, koncertet, performancat dhe udhëtimet nëpër botë, krijimtaria ime u rrit 👊 Pra, kreativiteti është gjithmonë këtu, thjesht duhet të mërzitesh pak dhe të mos bredh jashtë 🙃
Më në fund pata kohë të fokusohesha në prodhim 👊
8 ore prodhim teknos, 8 ore gjume, 8 ore biciklete 🚴🏻♀️😁
Thjesht duhet te vendosesh nje alarm per tu ngritur here pas here dhe te shtrihesh pak qe te mos kesh hermi te diskut :D :P ja cfare ndodh kur shpina jote dhemb dhe cdo gje tjeter :D
Trekat i kam bërë në bashkëpunim me Vegimin.
Printimi i muzikës në vinyl është bërë në bashkëpunim me shtypshkronjën spanjolle Envelope structure.
Shtypja e vinilit është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Departamenti i Kulturës nga pakoja e saj e ndihmës gjatë pandemisë.
Masteringu është bërë nga studio portugeze Tema Mastering.
Dizajni i kopertinës së albumit është bërë nga Vegim.
Emri i albumit është Shifting Operations. Sepse tani është koha kur ne duhet dhe mundemi të krijojmë realitetin tonë! Të gjitha gjurmët janë të lidhura me zgjimin e vetëdijes, dhe tekno e ka këtë mundësi ;) provojeni edhe atë ;)
Një artikull fenomenal për këtë vinyl ka shkruar një portal i muzikës elektronike Frekvencii.org. Lexoni këtu.
Këtë edicion e ka bërë të ditur Kosova Clubbing. KETU!
Mund të blini "Shifting Operations" në dyqanet muzikore në mbarë botën. KETU!
Faleminderit për blerjet dhe mbështetjen tuaj për të vazhduar prodhimin e vinylave :)
Woohoo :) Më pëlqen kjo shifting ;)
Shume faleminderit!