Produkte kozmetike natyrale dhe të shëndetshme

12.03.2012 23.45 FLEKITZA.com

Produkte kozmetike natyrale dhe të shëndetshme

Bëjini produket tuaja kozmetike të thjeshta, për higjienën e përditshme personale. 

Kur filloni të përdorni vetëm ushqim natyral, të gjallë, bimorë (organik), nuk do të keni më probleme me erën e keqe të gojës dhe djersitjen e padëshirueshme. Kur t'i eleminoni toksinat ose helmetnga dieta juaj, nuk do të kutërboni më. :D 

Që nga viti 2008, kur kam kaluar nga dieta normal në dietë të shëndetshme, sigurohem që edhe edhe produktet tona kozmetike të jenë të shëndetshme. Për këtë arsye, fillova të hulumtoja/lexoja/pyesja rreth produkteve kozmetike, dhe zbulova se përbërësit e këtyre produkteve, hyjnë direkt në gjakun tonë.

Për këtë arsye, rafti im nuk është i mbingarkuar me produkte kozmetike. Unë përdor vetem produkte kozmetike bazike, për higjienë personale: pastë dhëmbësh, shampo dhe kondicioner, krem për fytyrë dhe trup, banjo dhe deodorant. 

Here's how I shake it:

Pastë dhëmbësh

Komponentët:

1/2 gotë vaj arre kokosi

- lugë çaji of honey or stevia

- 1-2 lugë çaji sodë buke or zeolite, argjilë...

- disa pika vaj menteje ose eukaliptusi, limoni...

Përgaditja:

Përzijini të gjithë përbërësit dhe do të fitoni pastë dhëmbësh. Kjo pastë nuk deporton.

Nëse përdorini sodë buke, duhen disa orë derisa soda e bukës dhe vaji i arrës së kokosit të kombinohen. Shpërlarja e gojës është një lloj i larjes dhe zbardhjes së dhëmbëve dhe pastrimit së gojës nga bakteriet.

 

Shampo dhe kondicioner


Për shampo
- 1 lugë gjelle sodë buke ose zeolite
- 2.5 dl ujë

Për balsam
- 1 dl uthull molle
- 2.5 dl ujë

Përgaditja:

Kombinimi i sodës dhe ujit ose zeolite dhe ujit është shampoja juaj. Përzijini dhe aplikojeni në flokë të lagur. Lejeni perzjerjen në flokë për 2-3 minuta. Shpërlajeni me ujë, dhe aplikoni balsamin e uthullës së mollës dhe ujit. Shpërlajeni prapë me ujë.

VINI RE: Aroma e uthullës së mollës zhduket sapo flokët të jenë tharë ;) 

 

Krem për fytyrë dhe trup

Komponentët:

- 2-3 lugë gjelle lule kumak angleze

- 10 gr dyll bletësh

- 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

- disa pika vaji juaj esencial i preferuar

Përgaditja:

Ngroheni vajin në temperaturë të ulët dhe shtoni lulet angleze kumak. Lejeni të vloj për 15 minuta, derisa lulet t'i lirojnë përbërësit medicinal. Tundeni përzjerjen dhe kthejeni ne temperaturë të ulit, shtoni dyllin e bletëve. Përzijeni derisa dylli të shkrihet. Shtoni disa pika nga vaji juaj i preferuar dhe përzjerjen vendoseni në një kavanoz qelqi. Kremi do të trashet menjëherë.

VINI RE: Siguroheni të mos përdorni vajra fototoksik, pasi që pas përdorimit të këtyre vajrave, nuk mund të ekspozoheni në diell. Vaj fototoksik është vaji esencial i citronit. 

Banjo natyrale

Komponentët:

- palenta (miell misri) ose zeolite

Njëra apo tjetra, palenta (mielli i misrit) është një zhveshës fenomenal i lëkurës së skuqur, uji mjafton për largimin e papastërtive tjera. Nëse dëshironi një banjo natyrale të shëndetshme, atëherë hudhini 1-2 lugë çaji zeolite në vaskë plotë me ujë ose vetëm shpërlahuni me të.

Deodorant natyral

Komponentët:

 

- sode buke ose zeolite 

Gjithçka që duhët të bëni është të vendosni sasi të vogla të sodës së bukës ose zeolite në sqetullat tuaja. Provojeni, nuk do të përdorni kurrë më deodorant.

 

Me dashuri
fLekitZa