Dreka për 2 njerëz të uritur 🍴
..before rave :)
Të duhen:
-
1 lulelakër e vogël
-
1 brokoli i vogël
-
6 kërpudha të mëdha
-
2 patate të ëmbla mesatare
-
2 lugë gjelle fara susami
-
1 lugë gjelle vaj kokosi
-
1 lugë çaji lëng limoni
-
Kripë & piper
Si ta bësh:
Avulloji! Preje brokolin dhe lulelakrën në copa të vogla. Avulloji për rreth 7–8 minuta, derisa të jenë të buta por pak krokante.
Zieji të ëmbël! Qëroji dhe preji patatet e ëmbla, pastaj zieji derisa të zbuten — rreth 8 minuta.
Magjia e kërpudhave! Hiqi bishtat, mbushi kapelat me fara susami, pak kripë dhe një pikë vaj kokosi. Piqi ose skuqi për 8 minuta.
Shërbeje me stil! Vendosi patatet e ëmbla në pjatë, sipër vendos perimet, kërpudhat anash dhe shto disa feta djathi kokosi dhe avokado.
Boom 💥 — vakt me ngjyra, i ngrohtë, totalisht vegan dhe pa bukë!
me dahsni,
fLekitZa
