Kam filluar ciikllinn me fara :)
Praktika Ayurvedic e ciklit të farës (seed cycling) arrin një ekuilibër të ciklit menstrual, hormoneve, trupit dhe mendjes, duke konsumuar farëra të caktuara në faza të ndryshme të ciklit menstrual.
Nuk e kisha idenë se tashmë kam filluar me këtë metode. 🧐
Do vjet më parë kur isha duke studiuar vezoret policistike dhe si të shpëtoj nga puçrrat hormonale, kam filluar duke konsumuar fara liri për 15 ditë e masandej fara luledielli për 15 ditë. Akoma kam puçrra më pak inflamatore, por ajo gjendje urrejtjeje është akoma ktu dhe këmbët e mpira
🦶🏻
Kam hasur në kërkime të më shumë nutricionistëve, gjinekologëve, dermatologëve të cilët rekomandojnë seed cyclin, pasurimin e dietës me fara të ndryshme gjatë fazave të ciklit, të cilat kontribuojnë në krijimin e ekuilibrit hormonal kur trupi ka nevoja të ndryshme në faza të ndryshme të ciklit .
🥑 Në fazën folikulare (koha nga dita e parë e menstruacioneve deri në ovulim, 14 ditë) përdorni 1 lugë gjelle fara kungulli dhe liri, çdo ditë.
🥑 Pastaj, në fazën luteale (koha nga ovulimi deri në fillimin e menstruacioneve), çdo ditë 1 lugë fara luledielli dhe susami.
Të gjitha këto fara duhet të bluhen.
Në Kosovë, mund t'i gjeni tani në të gjitha tregjet kryesore të mëdha, dyqanet e ushqimit të shëndetshëm dhe pazarin e gjelbert ne Prishtine në kabinën numër 6 👉🏻 100g farë liri është 50 cent 🤩
Luledielli i bardhë, i qëruar dhe pa kripë. Ka në Kosovë, Vitalia nga Maqedonia, 100 gr është 60 cent 👌
💯 Këto fara kryesisht i shtoj në smoothie.
Po bën dikush seed cycling apo keni bere sinkronizoni ciklin tuaj menstrual me fazat e Hënës? 🍀
Unë do t'ju njoftoj për tre muaj se cilat janë rezultatet 🌼
Paç fat 🥰
with LoVe
fLekitZa