Kam filluar ciikllinn me fara :)

08.02.2021 19.37 FLEKITZA.com

Praktika Ayurvedic e ciklit të farës (seed cycling) arrin një ekuilibër të ciklit menstrual, hormoneve, trupit dhe mendjes, duke konsumuar farëra të caktuara në faza të ndryshme të ciklit menstrual.

Kam filluar ciikllinn me fara :)

Nuk e kisha idenë se tashmë kam filluar me këtë metode. 🧐

Do vjet më parë kur isha duke studiuar vezoret policistike dhe si të shpëtoj nga puçrrat hormonale, kam filluar duke konsumuar fara liri për 15 ditë e masandej fara luledielli për 15 ditë. Akoma kam puçrra më pak inflamatore, por ajo gjendje urrejtjeje është akoma ktu dhe këmbët e mpira
🦶🏻

Kam hasur në kërkime të më shumë nutricionistëve, gjinekologëve, dermatologëve të cilët rekomandojnë seed cyclin, pasurimin e dietës me fara të ndryshme gjatë fazave të ciklit, të cilat kontribuojnë në krijimin e ekuilibrit hormonal kur trupi ka nevoja të ndryshme në faza të ndryshme të ciklit .

🥑 Në fazën folikulare (koha nga dita e parë e menstruacioneve deri në ovulim, 14 ditë) përdorni 1 lugë gjelle fara kungulli dhe liri, çdo ditë.

🥑 Pastaj, në fazën luteale (koha nga ovulimi deri në fillimin e menstruacioneve), çdo ditë 1 lugë fara luledielli dhe susami.

Të gjitha këto fara duhet të bluhen.

Kosovë, mund t'i gjeni tani në të gjitha tregjet kryesore të mëdha, dyqanet e ushqimit të shëndetshëm dhe pazarin e gjelbert ne Prishtine në kabinën numër 6 👉🏻 100g farë liri është 50 cent 🤩

Luledielli i bardhë, i qëruar dhe pa kripë. Ka në Kosovë, Vitalia nga Maqedonia, 100 gr është 60 cent 👌

 

💯 Këto fara kryesisht i shtoj në  smoothie.

Po bën dikush seed cycling apo keni bere sinkronizoni ciklin tuaj menstrual me fazat e Hënës? 🍀

Unë do t'ju njoftoj për tre muaj se cilat janë rezultatet 🌼

Paç fat 🥰

with LoVe
fLekitZa