EXIL & Next Level prezantojnë SHDW & Obscure Shape + Fideles – 13 Prill, 2018 në Teatrin "ODA", Prishtinë
Përtej kufinjëve, përmes muzikës...
Me qëllim të ndërtimit të një ure lidhëse mes skenës/kulturës së muzikës elektronike të Kosovës dhe Francës, organizata e adhuruesve të muzikës techno nga Parisi, EXIL dhe ajo nga Prishtina, Next Level bashkohen për organizimin e eventeve të cilat bashkojnë artistët lokal dhe internacional.
Me rastin e shënimit të bashkëpunimit, ekipa e EXIL zbarkon në Prishtinë për të mirëpritur dyshen nga Stuttgarti, SHDV & Obscure Shape si dhe ate nga Italia, Fideles, në eventin e tyre të parë në bashkëpunim me Next Level.
Altin Boshnjaku do t’a bëj hapjen e eventit, duke na shpjerë në performancën e Fideles pas të cilëve, SHDV & Obscure Shape do performojnë me një techno set të zgjatur (“extended techno set”).
Eventi do të mbahet me datën 13 Prill, 2018 në Teatrin “ODA” (shikojeni hartën për t’u orientuar!).
-01.png/EMWkj7MFGBUgBygH/C6mPl28CaJUN-7R2IGiQY-s0mN29peuFzDyNJFDACBo?preserve_transparency=1&size=1280x960&size_mode=3)
Eventi: Exil x Next Level : SHDW & Obscure Shape + Fideles / 13.04 / KS
Info rreth biletave:
Vala e parë : 02.Prill. - 08.Prill. : €7
Vala e dytë : 09.Prill. - 13.Prill. : €9
Tek hyrja : €10
Gjeni biletat në:
Prishtinë : Dit' e Nat' / The White Tree / MIQT
Prizren : Destill
Ferizaj : French Lounge Bar
Gjakovë : Cacoo Bar
Peje : Soho Bar
Mitrovicë : MuseumPub
Gjilan : MAROA
Vushtrri : Garden House
Shihemi me datën 13 Prill!
