Euphoriatechno na solli një tjetër rave të paharrueshme

10.11.2022 14.44 FLEKITZA.com

Në Kosovë, me pak më pak se 2 milionë banorë, ku shumica janë nën 30 vjeç, komuniteti i muzikës techno nuk është aq i madhë, por është shumë pasionuar dhe mirë i organizuar saqë çdo event me muzikë techno është i mbushur me atmosferë shumë të mirë. Një prej tyre është edhe eventi i organizuar nga Euphoria nga Ferizaj.

Euphoriatechno na solli një tjetër rave të paharrueshme

Si çdo event i deritanishëm, edicioni i gjashtë ishte i fokusuar në muzikën techno, me performanca nga Nico Moreno nga Franca, Moia nga Gjermania, Loren nga Shqipëria (mbështetje regjionale) dhe Liburn dhe Likatek nga Kosova (mbështetje lokale).

Ajo që është më e rëndësishme është që sistemi i zërit ishte profesional dhe muzika dëgjohej qartë në të gjitha pjesët e dhomës. Edicioni i sivjetshëm u mbajt në një lokacion të ri në Prishtinë. Warehouse Rave e vërtetë. Vend i bukur, i gjerë me tavan të lartë. Organizimi ishte i nivelit të lartë. Edhe tualetet ishin ideale.

Dritat ishin rregulluar dhe instaluar në mënyrë fenomenale, kështu që nuk kishte fare errësirë. Gjithçka ishte e ndriçuar bukur, por jo shqetësuese për vizitorët. Shfaqje e bukur e dritës nga VJ Ziman.

Pista e vallëzimit ishte plot e megjithatë kishte aq shumë vende për të kërcyer sa askush nuk shqetësonte askënd dhe nuk e shtyenin njëri-tjetrin. Njerëzit ishin të buzëqeshur dhe të bukur. Ju mund të shihni se ata bënë përpjekje për të qenë krijues kur bëhet fjalë për veshjen. Gjeneratë shumë mendje hapur, e lirë dhe krijuese.

"Jemi të mahnitur nga numri i vizitorëve në eventin e fundit. Mbi 1.000 vizitorë kanë qenë të pranishëm në event, fansa të muzikës techno, ravers besnik nga Tirana, Shkupi dhe i gjithë regjioni." - tha organizatori i eventit, Valon Hoxha.

Euphoria këtë vit priti edhe valltare femra që kërcenin me muzikën techno, që nga viti 2006, kur Adam Bayer performoi në Kosovë, në Kosovë nuk kishte valltare në evente të muzikës techno. Muzika Techno është muzikë për të kërcyer, për të lëvizur çdo pjesë të trupit, për të çliruar energjinë e trupit, muzikë për të stimuluar dhe inkurajuar trurin për të ecur përpara dhe për të krijuar ide të reja.

Keni provuar të kërceni me techno? 

"Jemi duke planifikuar që eventin e radhës t'a mbajmë në fillim të vitit 2023. Dëshiroj t'i falenderoj të gjithë vizitorët, ravers të cilët më japin forcë që të vazhdoj t'a bashkoj regjinonin dhe të promovoj artistë me kualitete nga Kosova, regjioni dhe nga e gjithë bota." - shtoj Valon Hoxha.

Ky techno event u mbështet nga Komuna e Lipjanit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë Rezonanca, Rugova, Lasko, GoVild.al dhe Trip taxi.

Shihemi së shpejti në eventin e radhës të Euochoritechno!