Zone Electronic Night with locals 25th March 2017 / Prishtina, Kosovo

08.03.2017 00.24 FLEKITZA.com

përkthim në shqip: Andi Meka

Zone Electronic Night with locals 25th March 2017 / Prishtina, Kosovo

Zone Club vazhdon me organizimin e eventeve të muzikës elektronike. Kësaj rradhe, stafi i Zone Club ka vendosur, ta organizoj një event ku do të performojnë disa artistë local, nga Kosova (Kosova ka disa artistë të talentuar, që janë të njohur në të gjithë botën) të cilët kanë kontribouar në zhvillimin e muzikës elektronike, në Kosovë.

Eventi do të mbahet ditën e shtunë (25.03.2017).

Ky event njëkohësisht është edhe "pre-party" për edicionin e dytë të Zone Fest, që do të mbahet këtë vit!

Ne e përkrahim këtë event dhe të gjitha eventet tjera që organizohen nga Zone Club, Club ky i cili përkrahet nga organizata Win Music Freedom, e vetmja organizatë e cila po kontribon në zhvillimin e muzikës elektronike në Kosovë, në ditët e sotme.

Kjo është mundësia juaj, që t'I takoni disa nga artistët local, të Kosovës, dhe të zbuloni më shumë rreth muzikës së tyre. Poashtu, e keni mundësinë të zbuloni më shumë rreth jetës së natës në Prishtinë, hoteleve etj (Sygjerim: Buffalo hostel). Kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme, për ju që do të jeni pjesë e këtij eventi.

Prishtina, është qyteti ynë i preferuar për hardcore clubbing ;) 

Këto ishin të gjitha informatat, që i kishim pregaditur për ju.

Shumë shpejt do të publikohen disa informacione të reja!

 

Renditja e artistëve, për eventin që do të mbahet të shtunën (25.03.2017): 

* ADRIAN

* ALTIN

* LEKË

* TOTON

* JEHONË

* LIKATEK