4 komponentet që të ndihmojnë me rrit produktivitetin tuaj
📓 produkti: Rina dhe Mirjana 👭🏼 📚 printimi: Pixel
🎯 Qëllimi - Duke ditur arsyet prapa qëllimet tuaja, do jesh më produktive në rrugën për të arritur ato. Një mënyrë për të kuptuar qëllimin prapa objektivave tuaja është ushtrimi "5 Pse-t". Filloni të pyesni pse doni të arrini atë objektiv dhe vazhdoni të pyesni "pse" për çdo përgjigje deri sa të kuptoni arsyen e vërtetë.
💁♀️ Gjuha - Ti mund të arrish produktivitet më të lartë duke i kushtu vëmendje gjuhës që përdor. Sa herë që përdor fjalë pozitive kur flet me veten, ti e kushtëzon veten për të kriju situata pozitive.
🧠 Fokusi - Fokusi është arti i drejtimit të energjisë drejt objektivave tuaja. Duke i fokusu energjitë në detyra që kanë rëndësi, suksesi juaj është më i shpejt.
🥗 Shëndeti - Trupit tuaj i duhen energji të mjaftueshme që të jetë i fokusum në arritjen e qëllimeve. Ajo që ha ndikon në atë që mund të bësh. Që të arrish produktivitet më të lartë kujdesu për trupin tuaj, duke u ushqyer shëndetshëm, ushtru regullisht dhe duke kalu kohë në natyrë.
Më shumë informacion rreth planifikuesit MAYA KETU!
Me dashuri,
Rina dhe Mirjana