Q&A with Anetha [Blocaus, Reclaim Your City]
Përkthyer nga Anglishtja në Shqip, nga Andi Meka
Anetha, ka performuar për herë të parë në Prishtinë, muajin e kaluar, përkatësisht me datën 16 Shkurt të këtij viti, në edicionin e 5-të, të "Rilindja Warehouse" - një event që organizohet nga Hapësira. Lokacioni i eventit, ka qenë ish-shtypshkronja "Rilindja". Ky vend, ka shërbyer në organizimin e shumë eventeve të muzikës elektronike, në Kosovë.
Në edicionin e 5të, të këtij eventi, Anetha ka performuar menjëherë pas artistit nga Ukraina, Etapp Kyle. Set-i i saj, i cili kishte përmbajtje të muzikës "Techno" dhe "Acid", ishte thjeshtë i mahnitshëm dhe kishte krijuar një atmosferë të mrekullueshme.
Intervista me Anetha :
• Përshëndetje Anetha, të faleminderit që keni ndarë disa minuta nga koha juaj, për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. A mund të na japësh disa informata, në lidhje me aktivitetin e "Blocaus Series" ?
Blocaus Series është një shtëpi diskografike e muzikës Techno, e cila është themeluar në Francë në vitin 2016 dhe aktualisht njihet si niveli tjetër, në evolucionin e organizimit të eventeve të muzikës elektronike, në Paris. "Blocaus Series" si shtëpi diskografike, është një zgjërim logjik i ideologjisë së serive të eventeve të muzikës elektronike dhe reflekton synimin e saj kryesor, avancimin e muzikës Techno. Qëllimi i kësaj shtëpie diskografike, nuk është shfaqja e një vizioni të qartë të muzikës Techno, por shfaqja e një pikëpamjeje të re, ndaj trendeve dhe influencave. "Blocaus Series" është një platformë e hapur, që ua jep mundësinë producentëve të talentuar, ta shprehin talentin e tyre, me spektrin e tyre të gjerë, të muzikës Techno.
• Çfarë mund të thoni për bashkëpunimin me shtëpinë diskografike "Reclaim Your City" dhe si ndiheni kur bashkëpunoni me Spencer Parker, në shtëpinë diskografike " Work Them Records" Çka të motivon, të bësh bashkëpunime të tilla ?
A: Debutimi im në shtëpinë diskografike " Work Them Records" e cila drejtohet nga Spencer Parker, ka qenë në muajin Nëntor të vitit 2015. Ishte një privilegj për mua që të bashkëpunoja me një shtëpi diskografike të famshme, siç është "Work Them Records" . Spencer Parker, ka besuar në talentin tim, si producente, që nga fillimi. Përveq bashkëpunimit me shtëpinë diskografike "Work Them Records" kam bashkëpunuar edhe me shtëpinë diskografike nga Gjermania "Reclaim Your City" përkrahë artistëve të njohur si : Francois X, Abayomi dhe I/Y. Së fundmi, e kam lançuar një projekt, në shtëpinë diskografike "Anagram" që titullohet : Acid Train.
•Çka të pëlqen të luash, gjatë performancave tuaja ?
A: Nthng – It never ends
•Cilët janë artistët tuaj të preferuar, për momentin ?
A: Për momentin,artisti im i preferuar është : Sawf :)
•Kohëve të fundit keni performuar në shumë shtete dhe lokacione të ndryshme. Cili është lokacioni juaj i preferuar, për të performuar muzikën tuaj ?
A: Lokacionet e mia të preferuara, për të performuar muzikën time janë: Berghain/Panorama Bar, Kuudes Linja for Deep Space Helsinki. Ëndrra ime
është që të performojë në Japoni.
Photo: © Elmedina Arapi
•Ç'mendim keni për eventin që ishte organizuar nga Hapësira, dhe për vizitën tuaj në Kosovë ?
A: Isha shumë e lumtur për vizitën dhe performancën time, në Kosovë dhe shpresoj që të kthehem prapë. Jam mahnitur nga: Lokacioni, Atmosfera, Njerëzit dhe nga mënyra juaj unike,e organizmit të eventeve të muzikës elektronike.
•Çfarë nënkuptoni ju, kur thuani " Jam mahnitur nga mënyra juaj unike, e organizimit të eventeve të muzikës elektronike" ?
A: Lokacioni i eventit dhe mënyra e organizimit, ishte ndryshe në krahasim me Francën dhe shtetet tjera. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse gjatë kohës që kam performuar aty, e kam përjetuar historinë e atij vendi, dhe njerëzit ishin më të rrespektueshëm.
•Cila është : ngjyra juaj e preferuar, stina juaj e preferuar, dhe faqja e preferuar në facebook ?
A: Ngjyra ime e preferuar është ngjyra e zezë, stina ime e preferuar èshtë vera, faqet e mia te preferuara në facebook janë disa faqe arkitekture, si p.sh "Archdaily" ose "Brutalism Society" .
•Cili është mesazhi juaj, për fansat e festivaleve dhe të muzikës elektronike ?
A: "Që të jemi të lumtur, duhet të qëndrojmë Underground"