🌹 Përgatitja e ujit të trëndafilit – shtëpiak, me aromë dhe i butë!
…bëje vetë, kaq e thjeshtë.
Të duhen:
-
1 grusht petalesh të freskëta trëndafili (më mirë aromatike dhe pa kimikate 🌹)
-
1 filxhan ujë i distiluar 💧
-
1 tenxhere e vogël me kapak
-
1 shishe qelqi për ruajtje
Si të përgatitet:
Laji petalet ngadalë me ujë të ftohtë për të hequr pluhurin ose insektet e vogla.
Unë i lë pak në zeolit :)
Vendosi në tenxhere dhe shto ujë të distiluar – vetëm sa t’i mbulojë.
Ngrohe! Mbaje në zjarr shumë të ulët – mos e lër të vlojë (nëse vlon, humbet aroma).
Mbuloi dhe lëri të avullojnë për 20–30 minuta, derisa petalet të humbasin ngjyrën.
Lëre të ftohet dhe filtroje me garzë ose kullesë të imët.
Hidhe në një shishe qelqi dhe ruaje në frigorifer.
💫 Si të përdoret:
-
Si tonik për fytyrën – freskon dhe qetëson lëkurën.
-
Shto disa pika në banjë – aromë si në spa! 🛁
-
Mund të shtosh pak edhe në ëmbëlsira, limonadë apo çaj për një shije të veçantë. 🍰🍹
Nuho si trëndafil dhe ndjehu si një trëndafil i butë :D 🌸
me dahsni,
fLekitZa
