Ensomnia prezanton Festivalin Rebellion më 21 korrik 2023, në sallën AMC në Prishtinë, Kosovë

02.06.2023 14.37 FLEKITZA.com

Ensomnia prezanton Festivalin Rebellion më 21 korrik 2023, në sallën AMC në Prishtinë, Kosovë

Klubi Ensomnia filloi si një lëvizje e muzikës techno nga Prishtina dhe në bashkëpunim me Rebel Community do të organizojë festivalin Rebellion më 21 korrik 2023 në AMC Hall në Prishtinë, Kosovë.

"Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e komunitetit Rebel dhe që po organizojmë një event techno në kryeqytetin tonë, i njohur për kulturën e tij të muzikës elektronike me cilësi të lartë. Këtë herë fokusi ynë është tek muzika techno dhe synojmë të sjellim artistët më të talentuar për të magjepsur adhuruesit e mrekullueshëm të techno-s në Kosovë. Mezi presim t'ju shohim të gjithëve bashkë", tha pronari i Ensomnia, Leutrim Ismajli.

Headliner-i i parë i shpallur për të gjithë techno “freaks” është techno artistja e mrekullueshme, Fatima Hajji!

Do të jetë një techno çmenduri në pistën e vallëzimit më 21 korrik 2023!

 

Qëndroni gati për shpalljen radhës të lineup-it për festivalin Rebellion dhe më shumë informacion rreth këtij eventi! Ky event ka një rëndësi të madhe për skenën e muzikës elektronike të Kosovës pasi sjell artist të muzikës techno në këtë rajon për audiencen unike të techno-s. Po, ata të gjithë zhyten së bashku në universin e techno-s :)

 

Të bashkuar për një kulturë plot energji pozitive, të gjithë së bashku do të tundin pistën e vallëzimit!

 

Ruajeni datën dhe përgatitni këpucët tuaja të vallëzimit për 21 korrik!