Active Live Music Festival, Viva Club, Mitrovicë, Kosovë

10.05.2010 20.41 FLEKITZA.com

......disa njerez qe erdhen per te degjuar muzike, hodhen sprej, gaz lotsjelles, a po dicka te tille. Duket se muzika i ka goditur drejte ne zemer....

Active Live Music Festival, Viva Club, Mitrovicë, Kosovë

Pastaj erdhi Active Live Music Festival, ku edhe une bera muzike, mirepo per shume kohe te shkurter sepse disa njerez qe erdhen per te degjuar muzike, hodhen sprej, gaz lotsjelles, a po dicka te tille. Duket se muzika i ka goditur drejte ne zemer.

Po ashtu ne ate kohe ishte nje loje qe po shikohej shume, keshtu qe ndoshta menduan se ne party dikush duhej te brohoriste dhe gjuante gaz lotsjelles, ne nje menyre sikurse ne stadion. Ata i dine arsyet e tyre me se miri dhe ne nuk interesohemi aq shume per ate. Ne leme gjithcka qe nuk ka te beje me muzike, vallezim dhe perqafimin e njeri-tjetrit.

Ketu eshte njoftimi per festivalin, keshtu qe te kuptoni perse eshte mbajtur.

Dhe duke klikuar ne nje nga vegezat ne vazhdim, mund te degjoni dy nga bendet dhe nje DJ duke folur per kete festival: Band – Kanda , Kođa i Nebojša , Band – Šraf, DJ Battrič.

Si dhe nje fjalim nga nje nga organizatoret:

Petar Pan: “Koncepti i festivalit, pa marre parasysh sa origjinal edhe imagjinativ mund te jete, varet  nga disa faktore, nder to financat, perzgjedhja e pjesemarresve, vendi ku mbahet, dhe vizitoret qe vijne. Me 7 Maj 2010, ne klubin Viva, rreth ores 20, kishte filluar dita e pare e festivalit. DJ Dejan Pavičevič ishte i pari qe ‘rrotulloi’ CD-te e tij. Eshte nje nga muzicientet me te eksperiencuar te Mitrovices, me nje perzgjedhje te mahnitshme te kengeve, ai na mori ne boten e muzikes elektronike dhe shpalli nje nate te jashtezakonshme, te quajtur Mitrovica e lumtur (Happy Mitrovica). Pastaj, i njohur DJ Marko nga Zvecani dhe DJ George the Hun nga Hungaria, luajten shpine me shpine. Ne shijuam tinguj progresiv per keto dy ore.
DJ Wood, sipas asaj qe po thone shume njerez, i befasoi me muziken qe perzgjodhi. Muzika komerciale gjithmone eshte e mireseardhur. DJ Batrič,  me tingujt e tij minimal, u degjua ne maksimum tere rrugen deri ne Beograd e ne Novi Sad, ku zakonisht ben muzike. Dhe natyrisht ylli i nates ishte DJ Flekitza, me tingujt me te rinj te muzikes techno, e pasuroi permbajtjen dhe idene e festivalit. Ashtu qe dyert e ketij festivali, Active Lice Music Fest, gjithmone do te jene te hapura per te.

Dita e dyte e Festivalit filloi rreth ores 21 me 8 Maj 2010, ne klubin Viva. Me shume optimizem dhe deshire per muzike te mire dhe birre. Nata e dyte u quajt Mitrovica gruvi (Groovy Mitrovica). Nata e dyte e festivalit mblodhi rinine ne nje vend ku nje ngjarje e rralle ndodhi, ku mund te degjoje pothuajse te gjitha zhanret e muzikes ne nje nate. Ata thone ‘ per rinine...’ ashtu qe Midnight, si bendi me i ri, hapi naten e dyte, me nje shfaqje te mahnitshme deshmoi se e kane kurajon per evente te medha, si ky.  

Dhe njoftimet per: North city Jazz and blues festival, ReMusica, Freedom Festival

fLekitZa