PëR MAYA PLANIFIKUESEN
📓 produkti: Rina dhe Mirjana 👭🏼 📚 printimi: Pixel
👭🏼 Si dy gra të reja, me plot energj, kemi ëndrra dhe pasione të shumta që duam të ju dedikohemi 💞
👭🏼 Duke u munduar të gjejmë këshilla, metoda dhe mjete që na ndihmojnë të rrisim produktivitetin 🎯
👭🏼 Nga rrugëtimi jonë ne mësuam që çdo gjë që ti don mund të arrihet 🗝️
Dedikimi, hulumtimi, organizimi dhe planifikimi janë krejt që ju duhet për të arritur suksesin.
Duke parë efektet pozitive që organizimi dhe planifikimi kanë pas në jetën tonë, ne vendosëm të ndajmë këtë mësim me juve. Kjo do na mundësoj që të mësojmë nga eksperiencat e juaja dhe të krijojmë zgjidhje inovative që ju pështaten.
Maya është rruga drejt suksesit e arritur me hapa të vegjël dhe dedikim të madh.
E thjeshtë dhe moderne, Maya është menaxhuese e detyrave e cila përmison cilësinë e jetës dhe punës tuaj. Jeta jonë moderne, kaotike dhe me plot obligime, shpesh di të jetë stresuse dhe dërrmuese. Shumë për të bërë, shumë pak kohë 👀 Kërkesat, obligimet, dhe numri i lartë i informacionit që konsumojmë 🧠 Na ç’organizojnë dhe shpërqëndrojnë 🙄 Kjo nuk na lejon të fokusohemi në gjërat që duam në të vërtetë. Kështu ndihemi të stresuara, mbingarkuara, lodhura dhe të pasigurta. Kështu jemi ndje edhe ne 🤯
Por duke hulumtuar, testuar, modifikuar, kemi arritur të kuptojmë se organizimi, planifikimi dhe rishikimi janë shumë të rëndësishëm për një produktivitet pa stres.
Planifikuesja Maya është ditari i planifikimit të ditës dhe javës, e dizajnuar për të sjell rehati dhe produktivitet te secila femër.
Duke i organizuar idetë, shënimet, detyra dhe qëllimet, Maya mundëson një jetë të lumtur, pa strese dhe të sukseshme 💫
Mund ta blini planifikuesin Maya KËTU!
Ne mezi presim komentet tuaja për ta bërë Maya të përsosur për ju! Na shkruani KËTU!
Ne ju dëshirojmë shumë guxim në gjithçka që imagjinoni!
Me dashuri,
Rina dhe Mirjana