Techno label nga Kosova hedh në treg albumin e parë në vinyl

14.07.2022 19.34 FLEKITZA.com

Dyshja Techno Vegim dhe Flekitza debutojnë albumin e tyre të parë në vinyl 12 inch, me EP-në hipnotike "Shifting Operations" në labelin e tyre TMM Recordings.

Techno label nga Kosova hedh në treg albumin e parë në vinyl

Labeli u themelua në vitin 2006 dhe sot e kësaj dite po i shtyn vazhdimisht kufijtë e muzikës techno me shijen unike të artistëve të talentuar. 

“Pak e dinë se Prishtina ka një nga techno labelët më të jashtëzakonshëm në rajon, TMM Recordings.” - Frekvencii.org 

Ky album përfshin 5 këngë, dhe rishikimin fenomenal të tyre e ka bërë gazetari Maqedonas i muzikës Andrijan Apostoloski për platformën muzikore Frekuencii.org, e cila synon të bashkojë rininë e Ballkanit përmes artit dhe technos bashkëkohore.

Projekti është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Departamenti për Kulturë, gjatë viteve të pandemisë kur kultura u godit më së shumti dhe ngeci.

Albumin "Shifting Operations" mund t’a blini në dyqanet tuaja të preferuara të muzikës në mbarë botën. KETU!